Deputeti i VV-së: Jam i bindur që nuk ka person që e sfidon Albinin

Aktuale

Deputeti i VV-së: Jam i bindur që nuk ka person që e sfidon Albinin

Më: 26 shtator 2022 Në ora: 21:18
Visar Korenica

Visar Korenica – Deputet i VV-së, ka thënë se është problem të sfidohet Albin Kurti brenda Lëvizjes Vetëvendosje.

Korenica në Politiko, ka thënë se kjo është për arsye se është meritë e Albin Kurtit për atë se ku është Lëvizja Vetëvendosja tani.

“Për aq sa unë jam në dijeni nuk ka pasë dijeni me sfidu Albinin. Por nuk besoj, dhe jam i bindur që nuk ka person që e sfidon.

Kjo për arsye se këtu ku është Lëvizja është meritë e tij dhe njerëzve që e kanë mbështetë këtë rrugëtim, pra është problem me u sfidu”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat