Krasniqi: Kurti dhe VV-ja janë specialistë të propagandës e luftës mediale

Aktuale

Krasniqi: Kurti dhe VV-ja janë specialistë të propagandës e luftës mediale

Më: 27 shtator 2022 Në ora: 09:47
Milazim Krasniqi

Profesori universitar, Milazim Krasniqi i konsideron legjitime kërkesat e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit dhe Shkencës për pagesën nga 100 euro deri në impelemtimin e Ligjit të Pagave, ndërsa e quan kokëfortë kryeministrin Albin Kurti.

Duke folur për grevën e përgjithshme të organizuar nga BSPK-ja, Krasniqi thotë se nuk po bëhet fjalë për shuma të mëdha parash, teksa thotë se shefi i ekzekutivit po kërkon që t’i mposht sindikalistët duke i identifikuar si “njerëz të PAN-it”.

Tutje Krasniqi thotë se pos mësimdhënësve, Qeveria u ka shpallur luftë edhe profesionistëve shëndetësorë e veteranëve.

“Ky është një konflikt i panevojshëm, është një kërkesë legjitime e sindikatave, dhe nuk po them se e kanë gjetur mënyrën më të mirë që ta paketojnë kërkesën por gjendja e vështirë ekonomike e sociale, padyshim e bëjnë të pamundur mbijetesën me ato rroga që i kanë. Prandaj, kërkesa është legjitime por nuk arrij ta kuptoj kokëfortësinë e Qeverisë Kurti duke refuzuar këtë gjë për 50 euro”.

“Unë e shoh ndryshe e shoh si sfond politik, sepse Kurti e ka një far ideje që t’i mposht të gjithë ato grupe të cilat ai i ka identifikuar me PAN-in dhe ai ka shpallur një farë lufte me shumë grupe, si punëtorëve shëndetësor, arsimtarëve, veteranëve e kështu më radhë”, u shpreh Krasniqi.

Krasniqi thotë se duke e parë inflacionin e madh në Kosovë, kërkesat e sindikatave janë të drejta. Krasniqi thotë se Lëvizja Vetëvendosje në krye me Albin Kurtin janë specialistë të propagandës dhe luftës mediale, teksa thotë se me të njëjtën kanë ardhur edhe në pushtet.

“Jam i bindur që sikur unë edhe shumë mësimdhënës ndiejnë keqardhje dhe dhimbje për këtë që po ndodh me shkollën por kriza ekonomike i ka mbështetur për muri dhe kërkesa e tyre është legjitime, por në këtë rast apeli im është që sindikatat të krijojnë një aleancë më të madhe me shoqërinë civile, me shoqatat e prindërve dhe të shndërrojnë në një presion të mirëfilltë ose duhet ta mbyllin grevën ose të kalojnë në një grevë të përgjithshme që thjesht ta detyrojnë Qeverinë të ndërmarrë hapa. Unë nuk jam në favor të grevës së përgjithshme por përnjëmend duhet gjendur instrumente që kjo Qeveri të bashkëpunojë me sindikatat dhe të heq dorë nga kjo mënyrë e arrogancës ndaj tyre”.

“Lëvizja Vetëvendosje dhe kryeministri Kurti janë specialistë për propagandë dhe për luftë mediale. Ata arrijnë menjëherë tek pjesa injorante e qytetarëve që t’i bindin se edhe të ‘zezës t’i thonë e bardhë’ dhe si produkt i këtij manipulimi ka qenë edhe rezultati zgjedhor por që e vërteta është që kushdo që e vë dorën në zemër e kupton që kërkesa e mësimdhënësve është e arsyeshme”, u shpreh tutje Krasniqi.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat