Gërxhaliu: Keqkuptim i qëllimshëm 4.9 për qindëshi i Kurtit për rritje ekonomike

Aktuale

Gërxhaliu: Keqkuptim i qëllimshëm 4.9 për qindëshi i Kurtit për rritje ekonomike

Më: 28 shtator 2022 Në ora: 23:57
Safet Gërxhaliu

konomisti Safet Gërxhaliu, ka thënë se është bërë një keqkuptim në lidhje me rritjen ekonomike për vitin 2022.

Sipas tij, ky keqkuptim është bërë qëllimshëm, pasi sipas tij, deklaratat kanë qenë mjaft të qarta.

“Parashikimet e BQK-së sipas institucionit më kredibil për analiza dhe rekomandimeve rreth proceseve ekonomike është ai që është prezantuar sot, ndërsa qoftë se dëgjohet me vëmendje deklarata e Kurti, ai flet për periudhën kohore 18 mujore, ndërsa ndalet në 3-mujorin e parë të vitit 2022 ku e paraqet një rritje ekonomike prej 4.9 për qind”.

“Mirëpo, një devijim i tillë apo një tentativë e ndezjes së një debati të këtillë nuk i bon nderë Kosovës. Për mua më e logjikshme do të ishte pyetja se në çka bazohet rritja prej 4.9 për qind sesa a u përfshinë tre muaj apo një vit”, është shprehur Gërxhaliu në “Edicioni Special”.

Tutje, ai tha se parashikimet e BQK-së për rritje ekonomike prej 3.9% për vitin 2022 është kredibil dhe i pranuar ndërkombëtarisht.

“Se janë kredibile, nuk e them unë por e thotë Banka Botërore, FMN-ja por edhe e dëshmon edhe Komisioni Evropian”, është shprehur Gërxhaliu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat