Eksperti i energjetikës: Izolimi i shtëpive duhej të fillonte në pranverë

Aktuale

Eksperti i energjetikës: Izolimi i shtëpive duhej të fillonte në pranverë

Më: 30 shtator 2022 Në ora: 00:08
Lulzim Syla

Eksperti i energjetikës, Lulzim Syla ka folur në lidhje me idenë e Ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli për izolimin e shtëpive.

Syla u shpreh se izolimi i shtëpive do të duhej të fillonte në pranverë dhe jo tani.

“Do të duhej të kishte më tepër njoftim nga ana e qeverisë se cilat mund të jenë masat preventive, siç mund të jenë edhe izolimet, por izolimet do të duhej të fillonin nga pranvera dhe jo tani, ose ngrohëset të cilat janë me kursim të lartë të energjisë, përkatësisht harxhojnë më pak energji, pastaj produktet e tjera shtëpiake siç janë frigoriferi, shporeti apo bojleri të cilët harxhojnë shumë më tepër energji, do të duhej që qeveria të ndajë fonde të caktuara që për familjet të cilat nuk e kanë mundësinë për të ngrohë ambientin, ose t’i furnizojë me pajisje të cilat mund të ngrohen, ose të subvencionohen ato familje të cilat mund ta ndërrojnë një pajisje të vjetër që ka harxhuar energji dhe të jetë një pajisje me kursim më të lartë”, tha ai.

Tutje, ai u shpreh se ne do të mund të merrnim model shumë të mirë projektet që kanë ndodhur me MCC-në.

“Do të duhej të bëhej më herët dhe propozimi im ka qenë që nga fillimi që ne do të mund të merrnim model shumë të mirë projektet që kanë ndodhur me MCC-në. MCC e ka pasur një program për mbështetjen e familjeve për izolime dhe qeveria që nga viti i kaluar do të duhej të kopjonte të njëjtin model”, u shpreh tutje ai.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat