Sheholli: Statuti i Asociacionit nuk mund të finalizohet pa Lajçakun e Escobarin

Aktuale

Sheholli: Statuti i Asociacionit nuk mund të finalizohet pa Lajçakun e Escobarin

Më: 30 shtator 2022 Në ora: 00:54
Fatmir Sheholli

Fatmir Sheholli – Drejtues i Institutit për Afirmimin e Marrëdhënieve Ndëretnike, ka thënë se bisedime dhe ide se si duhet të duket Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe, ka pasur gjithmonë nga shoqëria civile. 

Ai më tej në Politiko, tha se nuk mund të ketë një draft final pa ndërmjetësuesit e dialogut Kosovë – Serbi. 

“Për formën e statutit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, pra bisedime/diskutime ekzistojnë.

E finalizuar pa Lajcakun dhe Esocbarin, pa të dy palët në Bruksel nuk mund të bëhet”, ka thënë Sheholli.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat