Vokrri pas emërimit zëvendësministër: Nder për mua që t’i shërbej vendit tonë

Aktuale

Vokrri pas emërimit zëvendësministër: Nder për mua që t’i shërbej vendit tonë

Më: 2 tetor 2022 Në ora: 00:27
Foto nga takimi

Arbër Vokrri është emëruar zëvendësministër në ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal.

Lajmi është bërë i ditur nga Zyra e Kryeministrit, ku thuhet se Kurti i uroi Vokrrit suksese në plotësimin e detyrave dhe përgjegjësive.

E pas emërimit, Vokrri është shprehur se është nder për të që t’i shërbejë vendit.

Ai gjithashtu tha se ndihet i privilegjuar që të jetë pjesë e një kabineti qeveritar siç u shpreh ai me mbështetje kaq të gjerë popullor.

Do të jetë nder për mua që t’i shërbej vendit tonë edhe më sistematikisht në këtë sferë të rëndësishme të organizimit shtetnor e me të cilën jam i familjarizuar përmes mandateve të fituara dhe ushtruara pas dy palë zgjedhjeve të fundit lokale”, tha ai.

Tutje, Vokrri u shpreh se do të jetë i hapur për sygjerime, këshilla dhe kritika.

Kjo datë koincidon me 25 vjetorin e bashkëpunimit të parë politik me Kryeministrin e tashëm – liderin studentor të atëhershëm. Ndihem i privilegjuar që të jem pjesë e një kabineti qeveritar me mbështetje kaq të gjerë popullore dhe njëkohësisht jam i vetëdijshëm për pritshmërinë poashtu të lartë të qytetarëve për një qeverisje efikase. Andaj ju siguroj që sikur deri më tani, edhe tash e tutje do të jem i hapur për sygjerimet, këshillat dhe kritikat tuaja”, ka shkruar ai në Facebook.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat