A është specialja në një ‘vlug’ të ri për arrestime?! / Kush po kërkon ende turbullira?!

Aktuale

A është specialja në një ‘vlug’ të ri për arrestime?! / Kush po kërkon ende turbullira?!

Nga: Idriz Morina Më: 2 tetor 2022 Në ora: 18:53
Komandan "Drini", familja pyet "a ekziston drejtësia"

Pak ditë më parë ishte kryetarja e gjykatës speciale Katerina Trëndafilova. Mesazhet e fshehta, askush nuk i artikuloi.

Por, bazuar në kohën e gjatë të pritjes, pa asnjë arrestim prej vitesh, dhe shumë emra të përmendur në media, si dhe në aktakuzën e ngritur për Hashim Thaçin dhe të tjerët, përmenden edhe disa emra figurash me ndikim.

Në ndërkohë, Prokuroria Speciale e Hagës, ka vendosur, që ta korrigjojë aktakuzën, duke larguar rastin e akuzave për Thaçin për vrasjet në Ferizaj.

“Prokuroria Speciale kërkon leje për të ndryshuar aktakuzën e Konfirmuar, që të hiqen pretendimet për krime të kryera kundër të paktën një viktime ndërmjet rreth (Redaktuar) 1999 në një shtëpi ose rreth Ferizajt. Prokuroria Speciale e Hagës shpjegon se ka vendosur të mos mbështet në provat e (Redaktuar) dhe se konsideron se ka tani nuk prova të pamjaftueshme për të vërtetuar pretendimet e Ferizajt”, thuhet në dokumentin e publikuar në faqen e Dhomave të Specializuara.

Të gjitha qeveritë, pa përjashtim kanë dështuar

Në ndërkohë, njerëz, familjarë dhe maje figura publike e ndiejnë nevojën për drejtësi në këtë vend për krimet makabre, të vrasjeve politike.

Kështu, në një shkrim në lidhje jo të drejtpërdrejt me gjykatën speciale, ka reaguar ish-zëvendësministri i LDK-së, Bajram Gecaj, për vrasjen e heroit Isuf Haklaj dhe po ashtu heroinës Sebehate Tolajt, që të dy në momentin e vrasjes ishin policë, dhe po e hetonin rastin e vrasjes së trefishtë të Tahir Zemajt, i vrarë me të birin Enisin dhe kushëririn Hasanin.

“Të gjitha qeveritë, pa përjashtim, përfshirë edhe ato pjesë e të cilave isha vetë, kanë dështuar të nxjerrin sado pak dritë mbi këto vrasje e tentim-vrasje kriminale ... një ndër ato që do ta dalloja është vrasja e policëve Isuf Haklaj dhe Sebahate Tolaj, të cilët ishin vrarë mu pse ishin afër nxjerrjes në dritë mbi rastin e vrasjes së Tahir Zemajt, së bashku me djalin dhe kushëririn (këtë ma kishte thënë personalisht tezaku im Isuf Haklaj dhjetë ditë para vrasjes). E dalloj këtë vrasje, pasi që u ishte dërguar porosi e qartë policëve mos të merren me raste të tilla, çfarë edhe ndodhi”, ka shkruar ai.

Në këtë kontekst, edhe përpjekjet për të shkaktuar krizë qeveritare, greva, dhe deri tek paralajmërimet interne për pakënaqësi apo trazira sociale, janë të ndërlidhura, me hetimet apo mundësitë e arrestimeve të autorëve të krimeve të rënda.

Ja një kalendar i thjeshtë.

Familja e komandant ‘Drinit”, po vazhdon t’i numërojë ditët e vrasjes së më të dashurit të saj, Ekrem Rexhës, ndërsa askush, dhe asnjë emër nuk është lakuar nga gjykata speciale për këtë vrasje, përveç se një procesi farsë të mbajtur në Kosovë.

Image
Komandant "Drini", pas çlirimit të Kosovës

“A ka Drejtësi në këtë vend...? 8182 ditë nga vrasja e Komandant DRINIT”, pyet dhe shkruan kjo familje në fb që mban emrin e ish-ushtarakut të vrarë, në oborrin e shtëpisë, teksa do të duhej ta merrte veturën, për të udhëtuar në punë dhe në projektet e tij.

Ndërsa, familja Hoxha nga Bellanica e Malishevës, sot e kujton, 24 vjetorin e vrasjes së Ramiz Hoxhës.

“Sot bëhen 24 vjet nga ikja për në amshim e babait tonë Ramiz Hoxha.

Në ditët si kjo sot, ne ndiejmë dhimbje sepse na mungon babai ynë i dashur, i cili i shërbeu me përkushtim e dashuri jo vetëm familjes, por edhe duke i mbështetur e ndihmuar njerëzit përreth dhe vendin në përgjithësi.

Duke e pasur gjithmonë këtë në mendje, ne sot si familje ndjehemi krenar për babanë tonë. Do ta mbajmë përgjithmonë gjallë kujtimin për të dhe shpirti i tij i bardhë pushoftë në parajsë!”, ka shkruar djali i tij, Zymer Hoxha.

Ndërsa, komentuesit u shkruajnë familjarëve, që vrasësit të dënohen.

Ramiz Hoxha është ekzekutuar të njëjtën së bashku me Selman Binishin, ky vetëm për shkak që i kishte identifikuar njerëzit e maskuar që e kishin arrestuar Ramiz Hoxhën, i cili po ashtu ishte arrestuar, pasi ka bërë përpjekje ta shpëtonte hoxhën (imamin) e fshatit, të cilin deshën ta arrestonin ushtarët.

Këtyre dy personave i qe lënë një letër ekzekutimi e shkruar me dorë, në të cilën thuhej: “Ushtria Çlirimtare e Kosovës, Drejtoria e Shërbimit të Policisë Sekrete, në emër të popullit shpall këtë fletëekzekutim: për shkak të bashkëpunimit me okupatorin, ndjelljes së frikës, panikës dhe urrejtjes, në emër të popullit shqiptar dhe në emër të luftës tonë çlirimtare dënohet me vdekje Ramiz Hoxha – Bellanicë si tradhtar i kombit. Fati i tillë do t’a pret çdo tradhtar tjetër”, shkruan në dëshminë e ruajtur, dhe që e kanë në zotërim institucionet e drejtësisë.

Image
Ramiz Hoxha, i vrarë 24 vjet më parë, askush i ndëshkuar!

Kur Jakup Krasniqi, ishte dëshmitarë në procesin e Tribunalit të Hagës ndaj Fatmir Limajt, ka thënë atje: “Ramizi e Selmani janë zënë duke i dhënë informata policisë serbe (…dikush thotë te Shupa e Bajës e të tjerët në Malishevë”.

Autorët e vrasjes dhe as porositësit e vrasjeve, nuk e kanë fshehur fare autorësinë, pavarësisht që ushtarët përdorën maskat. Sipas komunikatës së lëshuar me atë rast, përgjegjësia bie drejtpërdrejt tek autoritetet e zonës dhe Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së, që e kishte lëshuar komunikatën, me numrin rendor 4.

Procesi gjyqësor i zhvilluar në Kosovë, për këtë rast është mbyllur, pa asnjë të dënuar. Fatmir Limaj është liruar nga të gjitha akuzat!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat