Vjen paralajmërimi kundër Asociacionit, eksperti amerikan: E pëson Kosova, ky është qëllimi i Serbisë!

Aktuale

Vjen paralajmërimi kundër Asociacionit, eksperti amerikan: E pëson Kosova, ky është qëllimi i Serbisë!

Nga: A.M Më: 3 tetor 2022 Në ora: 18:00
Alon Ben Meir dhe Albin Kurti

Asociacioni i komunave me shumicë serbe është një nga marrëveshjet më delikate dhe të ndërlikuara që është nënshkruara nga Kosova dhe Serbia.

Kjo marrëveshje po kundërshtohet fuqishëm pasi edhe më parë janë gjetur shkelje te Kushtetutes së Kosovës.

Së fundi, këtë çështje e ka komentuar eksperti amerikan për çështje të Ballkanit, Alon Ben Meir.

Ai në një postim në Facebook u shpreh se zbatimi i marrëveshjes së Asociacionit të vitit 2015 zvogëlon sovranitetin e Kosovës.

“Edhe pse #Kosova është nën presion për të zbatuar Marrëveshjen e Asociimit të vitit 2015, unë pajtohem që një Asocim i tillë minon sovranitetin e Kosovës mbi komunat me shumicë serbe”, u shpreh eksperti amerikan.

Sipas tij, shteti serb po këmbëngul në këtë marrëveshje vetëm për të rritur ndikimin e saj në Kosovë.

“Insistimi i Serbisë për zbatimin e marrëveshjes është thjesht për të rritur ndikimin e saj mbi këto komuna. Ky ka qenë gjithmonë qëllimi dhe nuk ka gjasa të ndryshojë”, vlerësoi Ben Meir.

Ndër të tjera, eksperti shkroi se insistimi i disa zyrtarëve të Departamentit të Shtetit të SHBA-ve për të krijuar këtë asociacion është i gabuar.

“Zyrtarët e Departamentit të Shtetit të SHBA-ve këmbëngulën disa herë se Kosova duhet të përmbushë detyrimin e saj për të krijuar komunat, por një insistim i tillë është i gabuar”, përmbylli Alon Ben Meir, përcjell “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat