Video e VV-së për politikanët, Halimi (LDK): Partia në pushtet duhet të ndal propagandën

Aktuale

Video e VV-së për politikanët, Halimi (LDK): Partia në pushtet duhet të ndal propagandën

Më: 3 tetor 2022 Në ora: 20:36
Sibel Halimi

Zëdhënësja politike e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sibel Halimi, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje është duke bërë propagandë, që sipas saj, duhet të ndalet.

Ajo, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka deklaruar se kjo qasje e LVV-së nuk i kontribuon zhvillimit të vendit.

“Emetimi i spotit pikërisht në ditën kur fillon mësimi e ndalen pagat e mësimdhënësve, tregon për rrugën autoritariste që po e ndjek kjo parti. Shqetësues, skenari i përgatitur për thellim krizash. Kosova meriton qeverisje, në krijimin e mirëqenies për qytetarët, jo synim e përpjekje për të mbytur zërin kritik në ujërat e turbullta të pushtetit autokratik”.

“Kryeministri duhet të orientohet drejt vlerave të demokracisë, në të kundërtën vendi ynë me këtë frymë të krijuar do të bëhet i pajetueshëm. Trajtimi i të gjithë të tjerëve që nuk janë pjesë e pushtetit si armiq të shtetit është vesi më i keq i pushtetarëve me prirje autoritare. Kurse bindja se “shteti jam unë”, po ashtu është armiku dhe kërcënimi më i madh i çdo rendi demokratik. Të gjitha demokracitë deri më sot kanë vdekur pikërisht kur paranoja të tilla janë bërë model i sjelljes politike të pushtetit”, ka shkruar Halimi.

Gjatë ditës, Lëvizja Vetëvendosje, në llogarinë e saj në Facebook, e ka publikuar një video ku i ka akuzuar pushtetarët e deri tanishëm në Kosovë.

Vetëvendosje vlerëson se është i vetmi subjekt politik që nuk iu bashkua keqqeverisjes, njofton Klan Kosova.

Në videon e publikuar, shihet fotografia e Hashim Thaçit, Ramush Haradinajt, Isa Mustafës, Behgjet Pacollit, Fatmir Limajt dhe të tjerëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat