​Konjufca: Presim nga Franca mbështetje për liberalizim të vizave

Aktuale

​Konjufca: Presim nga Franca mbështetje për liberalizim të vizave

Më: 4 tetor 2022 Në ora: 13:50
Olivier Guérot dhe Glauk Konjufca

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca priti në takim ambasadorin e ri të Francës në Kosovë, Olivier Guérot, me ç’rast e uroi për marrjen e detyrës.

Konjufca, siç u bë e ditur nga Kuvendi, e falënderoi ambasadorin Guérot për përkrahjen, të cilën Franca e ka ofruar për Republikën e Kosovës në të gjitha proceset e shtetndërtimit, zhvillimit dhe rrugëtimit drejt integrimeve evropiane.

Në njoftim thuhet se, Kryetari i Kuvendit tha se presim nga shteti francez mbështetjen e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës meqë janë përmbushur tashmë të gjitha kriteret e kërkuara. E po ashtu edhe përkrahjen për anëtarësim në Këshillin e Evropës, BE, NATO dhe organizata tjera ndërkombëtare.

Konjufca dhe Guérot konfirmuan përkushtimin dhe gatishmërinë për thellim të mëtutjeshëm të bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve në sfera të interesit të përbashkët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat