Demi sjell shembuj se si shtetet tjera e kanë të rregulluar çështjen e pagave për grevistë

Aktuale

Demi sjell shembuj se si shtetet tjera e kanë të rregulluar çështjen e pagave për grevistë

Më: 4 tetor 2022 Në ora: 15:49
Agron Demi

Greva njëmuajshe e mësimdhënësve kosovarë ka ngritur dyshime në vend se a duhet të njëjtit të paguhen për aq kohë sa nuk kanë punuar apo jo.

Ndonëse Qeveria ka njoftuar se sipas Ligjit këto paga nuk do të ekzekutohen, nga SBASHK-u kanë kundërshtuar një gjë të tillë.

Lidhur me këtë çështje, analisti i politikave në Institutin GAP, Agron Demi ka publikuar disa të dhëna se si funksion një gjë e tillë në shtetet e tjera, shkruan teve1.info

Siç bën të ditur Demi, në shtetet si Norvegjia, Gjermania, Danimarka, Franca e Italia punëtorët të cilët marrin pjesë në grevë, nuk kanë të drejtë për rrogë apo përfitime të tjera.

Postimi i tij i plotë:

A paguhen grevistat në vendet tjera?:

𝐒𝐮𝐞𝐝𝐢: Punëtorët që marrin pjesë në një grevë të ligjshme ose në veprime kolektive humbasin të drejtën e tyre në pagë për kohëzgjatjen e ndërprerjes së punës.

𝐍𝐨𝐫𝐯𝐞𝐠𝐣𝐢: Punëtorët në grevë nuk kanë të drejtë të marrin paga.

𝐃𝐚𝐧𝐢𝐦𝐚𝐫𝐤𝐞̈: Punëtorët në grevë nuk kanë të drejtë për rrogë apo përfitime të tjera, si kontributet pensionale, pushimet e paguara dhe përfitimet e papunësisë ose sëmundjes.

𝐁𝐞𝐥𝐠𝐣𝐢𝐤𝐞̈: Punëtorët grevistë nuk kanë të drejtë në pagesë, por përfitimet e grevës mund të paguhen nga sindikata.

𝐆𝐣𝐞𝐫𝐦𝐚𝐧𝐢: Punëtorët në grevë të ligjshme nuk kanë të drejtë në pagesë. Pjesëmarrja mund edhe çoj edhe në ulje të bonuseve kontraktuale.

𝐅𝐫𝐚𝐧𝐜𝐞̈: Pjesëmarrja në grevë shkakton humbje të pagave: zbritjet e pagave për aksionin e grevës duhet të jenë rreptësisht në përpjesëtim me kohëzgjatjen e mungesës, një gjysmë dite grevë është e barabartë me 1/60 e pagës dhe një ditë me 1/30.

𝐅𝐢𝐧𝐥𝐚𝐧𝐝𝐞̈: Edhe pse punonjësit që marrin pjesë në një grevë nuk kanë të drejtën e pagave ose përfitimeve të punësimit, sindikatat mund të ndajnë përfitime modeste për anëtarët e tyre për kohëzgjatjen e grevës. Megjithatë, një punonjës që pengohet nga puna me veprime të ndërmarra nga punonjës të tjerë, ka të drejtë të paguhet deri në shtatë ditë.

𝐈𝐭𝐚𝐥𝐢: Në rast greve të ligjshme, detyrimet kryesore që rrjedhin nga kontrata e punës ndërmjet grevistit dhe punëdhënësit pezullohen, duke përfshirë edhe detyrimin për të paguar pagat.

𝐆𝐫𝐞𝐪𝐢: Pezullimi i marrëdhënies së punës përfshin të dyja palët (punëdhënësin dhe punonjësin). Duke qenë se pezullohet kontrata, po ashtu edhe marrëdhënia e punonjësit me institucionin e sigurimeve shoqërore, për rrjedhojë nuk paguhen kontributet e sigurimit.

𝐒𝐩𝐚𝐧𝐣𝐞̈: Ushtrimi i të drejtës së grevës nuk e ndërpret as marrëdhënien e punës e as nuk e arsyeton asnjë dënim, përveç nëse punëtori është fajtor për sjellje të pahijshme profesionale gjatë grevës. Megjithatë, për kohëzgjatjen e grevës, kontrata e punës pezullohet dhe punëtori nuk ka të drejtë në asnjë formë pagese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat