Memli Krasniqi komenton raportin e BB: Qeveria ka dështuar në ekonomi

Aktuale

Memli Krasniqi komenton raportin e BB: Qeveria ka dështuar në ekonomi

Nga: N.E. Më: 4 tetor 2022 Në ora: 19:21
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, thotë se Kosova po kalon nëpër krizrën më të thellë ekonomike që nga përfundimi i luftës.

Sipas tij, raporti i ri i Bankës Botërore e ka konfirmuar qëndrimin e tij, në të cilin ka thënë se qeveria Kurti ka dështuar në ekonomi

“Mungesë investimesh, rritje ekonomike e ngadalësuar, inflacion rekord prej mbi 20% për produkte ushqimore e plot dështime të tjera evidentohen në këtë raport”.

“Nën këtë qeveri të papërgjegjshme, Kosova po kalon nëpër krizën më të thellë ekonomike që nga përfundimi i luftës. Dhe përballë tendencës qeveritare për të mbuluar dështimet e tyre me propagandë politike, janë qytetarët ata që mbi supet e tyre po e bartin barrën e rëndë të paaftësisë së qeverisjes së Albin Kurtit”,ka shkruar Krasniqi në rrjetin social Facebook

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat