​Jasharaj: Nuk ka më kushtëzime, Qeveria të procedojë pagat për grevistët

Aktuale

​Jasharaj: Nuk ka më kushtëzime, Qeveria të procedojë pagat për grevistët

Më: 4 tetor 2022 Në ora: 19:48
Albin Kurti dhe Rrahman Jasharaj

Kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj ka thënë se Qeveria e Kosovës duhet të procedojë pagat në arsim për muajin shtator, pasi një gjë e tillë është antikushtetuese dhe në kundërshtim me të drejtat e lirive të njeriut.

Ai ka thënë për RTK se kompensimi i orëve të humbura dhe ndryshimi i kalendarit të vitit shkollor nuk duhet të bëhen, ndonëse MASHTI sot vendosi për një gjë të tillë.

“Nuk ka më kushtëzime, ministrja Arbërie Nagavci dhe Qeveria e Kosovës duhet të procedojnë pagat për grevistët në arsim”, ka thënë Jasharaj.

Ndryshe, Qeveria e Kosovës nuk ka proceduar pagat për punonjësit në sistemin arsimor për shkak të grevës.

MASHTI sot ka vendosur për kompensimin e orëve të humbura dhe ndryshimin e kalendarit të vitit të ri shkollor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat