Kryesindikalisti kërkon nga Murati ekzekutimin e pagave: A ka prokurori ky shtet?

Aktuale

Kryesindikalisti kërkon nga Murati ekzekutimin e pagave: A ka prokurori ky shtet?

Më: 5 tetor 2022 Në ora: 16:45
Ali Sefaj, Hekuran Murati

Kryesindikalisti, njëherësh zyrtari i Ministrisë së Infrastrukturës, Ali Sefaj, ka thënë se është mirë me i tregu dikush ministrit të Financave, se ai nuk ka kompetencë me i ndalë pagat e mësimdhënësve, sepse sipas tij, ai nuk është punëdhënësi, por punëdhënës janë komunat.

Sefaj me anë të një postimi në Facebook shkroi se Ministria e Financave duhet t’i ekzekutojë pagat dhe në rast të dyshimeve mundet të kërkojë prej auditorit që t’i auditojë lëndët, pra listat e dorëzuara nga komunat.

“Kjo përveq që është ndërhyrje në kompetencat e pushtetit lokal është abuzim flagrant më detyrën zyrtare duke shkelur disa ligje. A ka prokurori ky shtet, apo secili mundet me ba çka ti vjen për doresh”, shkroi ai teksa publikoi ligji për vetëqevrisjen lokale.

“LIGJI NR. 03/L-040 PËR VETËQEVERISJEN LOKALE Neni 17 Kompetencat vetanake Pika h) h) ofrimin e arsimit publik parashkollor, fillor dhe të mesëm, duke përfshirë regjistrimin dhe licencimin e institucioneve edukative, punësimin, pagesën e rrogave dhe trainimin e instruktorëve dhe administratorëve të arsimit”, shkroi Sefaj

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat