Eksperti i arsimit propozon që orët e humbura të zëvendësohen gjatë dimrit

Aktuale

Eksperti i arsimit propozon që orët e humbura të zëvendësohen gjatë dimrit

Më: 5 tetor 2022 Në ora: 19:13
Jonuz Salihaj

Duke komentuar grevën në sektorin e arsimit e cila u pezullua në fillim të këtij muaji, Eksperti i Arsimit, Jonuz Salihaj thotë se beson që mësimdhënësit do t’i zëvendësojnë orët e humbura.

Salihaj foli edhe për vendimin e Ministrisë së Arsimit për zëvendësimin e orëve të humbura.

Ai thotë se është shumë e rëndë që nxënësit t’i zëvendësojnë këto orë në ditët e vikendit, pasi që sipas tij, atyre do t’u merrej e drejta për pushim.

Duke marrë parasysh rolin fisnik të mësimdhënësve, unë besoj që ata do t’i zëvendësojnë orët e humbura…Do të duhet që Ministria e Arsimit ta zgjerojë rrethin e vendimmarrjes në këtë rast. Për mua është mjaftë e rëndë që këto 8 të shtune të zëvendësohen brenda tetorit, nëntorit dhe dhjetorit sepse zakonisht të shtunat janë shumë joefikase do t’u merrej e drejta fëmijëve për vikend sepse ata kanë nevojë për pushim”, tha ai.

Më tej, Salihaj propozon që orët e humbura të zëvendësohen dimrit dhe të mos ketë fare pushim dimëror teksa thekson se procesi mësimor është shumë me efikas të zëvendësohet dimrit sesa verës.

“Unë do të kisha reduktuar orarin, kalendarin mësimor që kryesisht të bazohet në pushimin dimëror dhe mandej të zgjatet pak viti shkollor, të mos ketë fare pushim dimëror për arsye se fundi i majit dhe i qershorit është shumë i vështirë për mësim sepse bëhet shumë nxehtë nëpër shkolla dhe atmosfera është krejt ndryshe. Dimrit është shumë më lehtë të zëvendësohen orët e humbura”, deklaroi Salihaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat