Jashari thotë se mosekzekutimi i pagave për mësimdhënësit mund të ketë pasoja për buxhetin e shtetit

Aktuale

Jashari thotë se mosekzekutimi i pagave për mësimdhënësit mund të ketë pasoja për buxhetin e shtetit

Më: 5 tetor 2022 Në ora: 19:46
Ilustrim

Nëse çështja e mosekzekutimit të pagave për mësimdhënësit shkon në Gjykatë mund të përfundojë me pasoja për buxhetin e shtetit. Tha kështu në avokati Arbër Jashari.

Sipas Jasharit, ata mësimdhënës që nuk e kanë përkrahur grevën, duhet patjetër të paguhen për aq orë sa kanë punuar.

“Jo të gjithë mësimdhënësit e kanë përkrahur grevën, jo të gjithë kanë grevuar. Ka prej tyre që kanë dalë në punë dhe kanë punuar, qoftë edhe 2 orë apo 3 duhet gjithsesi të paguhen. Është vështirë që në mënyrë kolektive të merret një vendim i përgjithshëm. Prandaj, këto janë çështje të cilat nëse shkojnë në Gjykatë jam i bindur që mund të kalojë me pasoja për buxhetin e shtetit. Sepse në Gjykatë shikohen të gjitha detajisht”, tha Jashari.

“Nëse mendon të jesh parimor,  Qeveria duhet ligjin ta zbatojë njëjtë për të gjithë, sepse njerëzit janë të barabartë para ligjit, nuk guxon që ligji të zbatohet në mënyrë selektive”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat