Rron Gjinovci reagon sërish për videon e LVV-së, përmend Abdixhikun: S’ka çka lyp në atë video

Aktuale

Rron Gjinovci reagon sërish për videon e LVV-së, përmend Abdixhikun: S’ka çka lyp në atë video

Nga: A.M Më: 6 tetor 2022 Në ora: 12:41
Rron Gjinovci.

Një video e publikuar nga Lëvizja Vetëvendosje për “Shkatërruesit e shtetit” ka nxitur një debat të madh në opnionin publik.

Për këtë temë ka reaguar edhe aktivisti Rron Gjinovci.

Gjinovci u deklarua disa herë për çështjen e kësaj video, por ai vendosi ta përmbyll këtë debat me një postim në Facebook.

Ai ndër të tjera tha se vërtetësia e videos është e padiskutueshme dhe reagimet ndaj saj konfirmojnë përmbajtjen e saj, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Vendimi perfundimtar për videon e VV-së:

1. Vërtetësia e videos është e padiskutueshme.

2. Reagimi ndaj saj konfirmon përmbajtjen e saj.

3. Lumir Abdixhiku s'ka çka lyp në atë video.

Diskutimi mbyllet, shkojmë në tema tjera.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat