​Bislimi takoi Guerot: 2022, vit i rëndësishëm për agjendën evropiane të Kosovës

Aktuale

​Bislimi takoi Guerot: 2022, vit i rëndësishëm për agjendën evropiane të Kosovës

Më: 17 tetor 2022 Në ora: 17:53
Foto nga vendi i ngjarjes

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Kosovës, Besnik Bislimi ka pritur sot në takim ambasadorin e Francës në Prishtinë Olivier Guerot, me të cilin ka diskutuar mbi bashkëpunimin e ngushtë mes dy vendeve.

Bislimi tha se ky vit është shumë i rëndësishëm sa i përket agjendës evropiane të Kosovës, ku pas aplikimit për anëtarësim në Këshillin e Evropës, do të aplikojmë brenda vitit dhe për anëtarësim në Bashkimin Evropian, me qëllim marrjen e statusit të vendit kandidat.

“Kosova gjendet në vitin e 6-të të zbatimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit, duke qenë vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor i cili akoma nuk ka aplikuar, andaj tashmë ka ardhur momenti të merret një hap i tillë”, tha ai.

Bislimi e Guerot thanë se marrëdhëniet Kosovë-Francë kalojnë edhe përmes rritjes së bashkëpunimit ekonomik, rritjes së investimeve franceze në vend e projekteve konkrete në fusha me interes të përbashkët.

Në takim u bisedua dhe mbi marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë në rajon dhe dialogun me Serbinë, ku u potencua fakti se Kosova mbetet e përkushtuar dhe konstruktive në këtë proces, me qëllim arritjen e një marrëveshjeje të përhershme, ligjërisht të obligueshme, me në qendër njohjen reciproke.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat