Muja thotë se Thaçi, Mustafa e Haradinaj kanë dështuar në zbatimin e marrëveshjes për targat

Aktuale

Muja thotë se Thaçi, Mustafa e Haradinaj kanë dështuar në zbatimin e marrëveshjes për targat

Më: 19 tetor 2022 Në ora: 22:07
Armend Muja

Deputeti i Vetëvendosjes, Armend Muja thotë se asnjëri nga ish-kryeministrat, Hashim Thaçi, Isa Mustafa e Ramush Haradinaj, nuk kanë zbatuar afatet e marrëveshjes së nënshkruar për targat.

Muja theksoi se Serbia ka filluar ta zbatojë marrëveshjen në momentin që Qeveria ka insistuar dhe demonstruar vullnet për t’i imponuar.

“Do të thotë ka qenë ish-kryeministri Hashim Thaçi, ish-kryeministri Mustafa, ish-kryeministri Haradinaj, të gjithë kanë dështuar në zbatimin e një marrëveshjeje që i ka pasur afatet e qarta. Afat për afat. Dhe e fundit ka qenë kur u shty para ardhjes së Qeverisë Kurti, kjo ka ndodhur në vitin 2013, është dhënë afati i fundit 15 shtator 2021, dhe në momentin kur i ka dalë afati ne kemi filluar me zbatu. Kështu që kryeministri Kurti nuk është se ka opsion tjetër, përpos ta zbatojë ligjin”, tha ai.

Teksa kanë mbetur edhe disa ditë nga përfundimi i afatit të regjistrimit të mjeteve nga targat ilegale, në RKS, Muja thotë se kryeministri Albin Kurti nuk do duhej të fokusohej ta shtyente procesin, pasi kjo cilësohet si formë për moszbatim. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat