Raci: Nëse opozita shkon në takim te Escobari për dialogun, përse të mos shkojë në takim me Kurtin?

Aktuale

Raci: Nëse opozita shkon në takim te Escobari për dialogun, përse të mos shkojë në takim me Kurtin?

Më: 19 tetor 2022 Në ora: 23:08
Gazmir Raci

Analisti politik, Gazmir Raci, ka folur rreth vizitës së fundit të emisarit të ShBA-së në Kosovë, Gabriel Escobar, dhe takimet e tij me kryeminitrin Albin Kurti dhe me liderët e opozitës.

Ai ka deklaruar se opozita duhet t’i përgjigjet edhe Kurtit pozitivisht pas ftesës për takimin që ua ka bërë.

“Nëse shkojnë për takim lidhur me procesin e dialogut tek emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, përsë të mos shkojnë në takimin e thirrur nga kryeministri Albin Kurti, i cili i ka ftuar për t’u konsultuar dhe për të bashkërenduar me ata”, ka thënë Raci.

AAK-ja tashmë e ka pranuar ftesen e Kurtit për takim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat