PSD-ja konsideron se si pasojë e paaftësisë së Kurtit, Kosova po rrezikohet nga Asociacioni

Aktuale

PSD-ja konsideron se si pasojë e paaftësisë së Kurtit, Kosova po rrezikohet nga Asociacioni

Më: 21 tetor 2022 Në ora: 18:55
PSD

Asdren Shala nga Partia Socialdemokrate (PSD) ka thënë se kreu i PDK-së, Memli Krasniqi dhe ai i LDK-së, Lumir Abdixhiku kanë bërë shumë mirë që nuk i kanë shkuar kryeministrit Kurti në takim.

Shala tha se kërcënimi që po bëhet Kosovës për Asociacionin është pasojë e një paaftësie të Qeverisë për t’iu qasur dialogut.

“Për bindjen e PSD-së, besojmë se dy liderët tjerë opozitarë, Krasniqi dhe Abdixhiku kanë bërë shumë mirë që nuk kanë shkuar në takimin Kurti. Ky kërcënim që po i kanoset Kosovës për një Asociacion të Komunave me shumicë serbe është pasojë e një paaftësie të Qeverisë për të ndërtuar taktin dhe strategji për t’iu qasur këtij dialogu”, ka deklaruar ai.

Shala thotë se partitë opozitare nuk kanë çfarë t’i ndihmojnë Kurtit, pasi sipas tij ky i fundit po e dërgon Kosovën drejt një Asociacioni.

“Kurti këtë dialog të cilin e ka shndërruar në teknik dhe po e qon Kosovën drejt një Asociacioni, është faji i tij dhe partitë opozitare nuk kanë pse t’i ndihmojë në këtë pikë. Ai nuk po është në prag të një marrëveshje që Kosovës ia siguron njohjen”, theksoi Shala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat