Memli Krasniqi për vizitë zyrtare në Bruksel dhe Washington

Aktuale

Memli Krasniqi për vizitë zyrtare në Bruksel dhe Washington

Më: 2 nëntor 2022 Në ora: 13:15
Memli Krasniqi

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, në mes të këtij muaji pritet të nisë një vizitë të nivelit të lartë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në kryqendrën evropiane – Bruksel.

Lideri i opozitës do të pritet në takime në Departamentin e Shtetit në SHBA, por siç mëson Klan Kosova, Memli Krasniqi po ashtu do të takojë edhe zyrtarë të Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

Gjatë qëndrimit në Washington, lideri i PDK-së do të pritet edhe ne Kongres, në takime të ndara në Senat dhe në Dhomën e Përfaqësuesve.

Përveç kësaj, Krasniqi do të ketë takime edhe në disa prej instituteve dhe think-tanks kryesore amerikane.

Klan Kosova ka mësuar po ashtu se kreu i PDK-së do të zhvillojë takime edhe me personalitete të njohura, të lidhura me zhvillimet politike në Ballkan, gjatë dy dekadave të fundit.

Para nisjes për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Memli Krasniqi do të qëndroj në Bruksel, për takime në Parlamentin Evropian dhe në Shërbimin për Veprim të Jashtëm Evropian.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat