Gazetarja shqiptare shpërthen në lot teksa raporton për të moshuarën që u rrah brutalisht në Pejë

Aktuale

Gazetarja shqiptare shpërthen në lot teksa raporton për të moshuarën që u rrah brutalisht në Pejë

Më: 2 nëntor 2022 Në ora: 21:44
Rudina Xhunga

Sot (e mërkurë) është publikuar në rrjetet sociale një video, e cila tregonte trajtimin çnjerëzor të një të moshuare në shtëpinë e të moshuarve “Orenda” në Pejë.

Lidhur me rastin famëkeq ka pasur reagime të shumta nga krerë të shtetit dhe figura publike.

Kësaj radhe foli edhe gazetarja Rudina Xhunga. Kjo e fundit, teksa raportonte shpërtheu në lot.

“Prindërit tanë trajtohen në mënyrë kafshërore dhe ne flasim për politikë. Gënjejmë veten ne. Nuk mund ta gënjejmë më veten. Është e padrejtë. Duhet të flasim për empati, duhet të flasim për dhembshuri. Mjaft është mjaft. Dua të them t’u thaftë ajo dorë moj grua që e bëre”, tha ndër të tjera gazetarja.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Dritare Tv (@dritare_tv)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat