“Taulant bir, gjaku i yt nuk harrohet!”/ Fahri Xhara reagon pas rrahjes brutale në Pejë

Aktuale

“Taulant bir, gjaku i yt nuk harrohet!”/ Fahri Xhara reagon pas rrahjes brutale në Pejë

Nga: N. Sh. Më: 2 nëntor 2022 Në ora: 22:57
Fahri Xharra

Historiani Fahri Xharra ka reaguar pas rrahjes e të moshuares që ndodhi në shtëpinë e pleqve në Pejë, nga infermierja e kësaj qendre.

Xharra ka publikuar fotografinë e Taulantit, djalit të lokës e cila u rrah brutalisht.

Historiani thotë se, Kosova, Taulantin nuk e përmendi pasi ishte i Çabratit, ku shton se Kosova nuk është ajo që e kishte ëndërruar ai.

Postimi i plotë:

Taulant bir, u vrave për Kosovën, Kosova as të përmendi, sepse ishe i Çabratit!

Nuk po t’i postoj fotot e rrahjës së nënës që të rriti e të pergatiti që të vdesësh për Kosovën e lirë.

Mirë që nuk e sheh që Kosova nuk është ajo që e ke ëndërruar ti

Nëna e dëshmorit të rrahet, nuk mundet kush ta imagjinojë.

Ky është mjerimi që na ka kapluar.

Taulant bir, gjaku i yt nuk harrohet!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat