​U tërhiqet licenca Aurona Pelajt dhe tri infermiereve tjera

Aktuale

​U tërhiqet licenca Aurona Pelajt dhe tri infermiereve tjera

Më: 3 nëntor 2022 Në ora: 16:24
Aurona Pelaj

Oda e Infermierëve të Kosovës ka bërë të ditur se ua ka tërhequr licencën Aurona Pelajt, e cila një ditë më parë u arrestua për sulm fizik ndaj një 70 vjeçareje në një shtëpi të moshuarve në Pejë si dhe tri infermierëve tjera. Në njoftimin e OIK-ut thuhet se licenca u është tërhequr Aurona Pelajt, Altina Rexhepit, Giltiana Nezirit si dhe Remzije Kuqi-Gashit, raporton Telegrafi.

Sot u mbajt takimi urgjent i Prokurorit të OIK, Këshillit Etik dhe Kryetarit të OIK në lidhje me ngjarjet e fundit të cilat kanë ndodhur ditën e djeshme në lidhje me ushtrimin e dhunës nga 4 infermiere ndaj një gruaje të moshuar në Shtëpinë e Pleqve ‘Orenda’ në Pejë, në të cilin u nxorr vendim për tërheqje e Licencës dhe fshirje e Profesionistëve Shëndetësor nga regjistri i OIK për anëtarët:

1.Aurona Pelaj me numër të anëtarësisë OIK-1033/22, profili shëndetësor “Bachelor i Shkencave në Infermieri” numër të licencës KO-37133/A-06-20;

2.Altina Rexhepi me numër të anëtarësisë OIK-279/21, profili shëndetësor “Bachelor i Mamisë” me numër të licencës KO-32611/A-06-1;

3.Giltiana Neziri me numër të anëtarësisë OIK-1376/19, profili shëndetësorë “Infermiere e Përgjithshme”;

4.Remzije Kuqi – Gashi me numër të anëtarësisë OIK-7262/18, profili shëndetësorë “Teknik i Mjekësisë” me numër të licencës KO-27194/A-05-20”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat