Presidentja Vjosa Osmani lirohet nga spitali, kjo është gjendja e saj shëndetësore

Aktuale

Presidentja Vjosa Osmani lirohet nga spitali, kjo është gjendja e saj shëndetësore

Më: 4 nëntor 2022 Në ora: 22:53
Presidentja Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është liruar nga spitali ku po trajtohej pas një ndërhyrje kirurgjike.

Këshilltari për media i presidentes, Bekim Kupina ka thënë se ajo është liruar në gjendje të mirë shëndetësore.

“Presidentja Osmani me rekomandimin e mjekëve, sonte është liruar nga spitali në gjendje shumë të mirë shëndetësore”, ka thënë ai për gazetën.

Kupina ka thënë se Presidentja Osmani do ta vazhdojë marrjen e terapisë në banesën e saj deri në shërim të plotë.

Gjithashtu, ka sqaruar se detyrat e saj, presidentja do të vazhdojë t’i kryejë nga banesa.

“Ajo po e vazhdon terapinë në banesën e saj prej nga po i kryen detyrat dhe përgjegjësitë e presidentes”, ka thënë ai.

Presidentja i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjike për heqjen e tëmthit më 2 nëntor.

“Pas rekomandimit nga mjekët specialistë, presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani i është nënshtruar një intervenimi të lehtë kirurgjik (heqja e tëmthit), i cili është realizuar me sukses”, u tha në njoftimin e Presidentes.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat