Kryeministri Kurti së bashku me ministrin e sigurisë, janë duke mbajtur konferencë për media në lidhje me situatën e fundit.
Kurti u shpreh që SHBA ka qenë e njoftuar në lidhje me vendimin për targa pasi jemi partnerë tash dhe një kohë.
Sipas kryeministrit nuk ka vend për frikë pasi siguria e vendit është duke u menaxhuar në vazhdimsi.
“Asnjë veprim i joni nuk e ka befasuar asnjë zyrtar amerikan, asnjë zyrtar evropian, jemi në kontakt të vazhdueshëm me ta. ShBA-së i kemi miq dhe partnerë, pra, miqtë dhe partnerët nuk shkruajnë aso komunikata që i cituat ju. Pra nuk ekziston raporti i tillë i ynë, për besë, kjo mënyrë është edhe ofendim për ShBA-në se ato janë vend demokratik. Partneriteti ynë me ta, aleanca jonë me ta është aleancë që bazohet mbi vlera dhe me qëllime me interesa të përbashkëta. Ne e kemi shtyrë një herë vendimin, e kemi shtyrë për një muaj dhe jemi marrë vesh që kjo është shtyrja e fundit”.
“Duke pasur parasysh bregën ndërkombëtare për paqen dhe sigurinë ne kemi bërë diferencim në qasje dhe sekuencim në zbatim dhe kemi përdor ligjin që ofron mundësinë e qortimit për 3 javë, të gjobave për 2 muaj e më pas targat të përkohshme, dhe kjo bëhet duke i njoftuar ata paraprakisht. Nuk ka javë që nuk na bie me ambasadorin amerikan dhe atë evropian të takohemi së paku dy herë. Dhe tash me ministrin Sveçla na erdhëm në konferencë pas takimit me komandantin e KFOR-it", u shpreh kryeministri Kurti.