Feraj: SHBA u tha ministrave të qëndrojnë në Kosovë se i duhen vendit

Aktuale

Feraj: SHBA u tha ministrave të qëndrojnë në Kosovë se i duhen vendit

Më: 11 nëntor 2022 Në ora: 14:24
Hysamedin Feraj

Hysamedin Feraj, aktivist i LVV-së e njëherit këshilltar i kryeministrit Albin Kurti, ka shkruaj një status në lidhje me vizitën e paralajmëruar të dy liderëve opozitarë në Amerikë.

Sipas tij, opozita nuk po duhet për asgjë në Kosovë, andaj po shkon në Amerikë.

Ai madje tha se mos shkuarja e ministrave në ShBA është për shkak se sipas feraj ata i duhen vendit.

“Opozita le të shkoj në Amerikë, sepse nuk po duhet për asgje në Kosovë? Nuk e di 🤔

- Sa për ministrat, ambasada e SHBA-ve paska thënë duhet të qëndrojnë në Kosovë sepse i duhen vendit:

"Kjo nuk është domosdoshmërisht koha më e përshtatshme që ministrat të udhëtojnë në Shtetet e Bashkuara për takime zyrtare, duke pasur parasysh krizën që duhet trajtuar".”, shkroi z.Feraj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat