Njofton Komuna e Prishtinës: Nëse dëgjoni krisma në këto fshatra mos u shqetësoni, është FSK duke bërë ushtrime

Aktuale

Njofton Komuna e Prishtinës: Nëse dëgjoni krisma në këto fshatra mos u shqetësoni, është FSK duke bërë ushtrime

Më: 15 nëntor 2022 Në ora: 13:48
FSK

Komuna e Prishtinës njofton se njësitet e FSK-së do të realizojnë dy ushtrime fushore në fshatrat Ballaban, Dyz, Sharban, Makovc, Keqekollë dhe Koliq.

“Ju njoftojmë se në datat 18, 19, 20 dhe 24 nëntor, një nga njësitë e FSK-së përkatësisht AM/QSU do të realizojë dy Ushtrime Fushore”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës.

Gjatë zhvillimit të aktiviteteve në Ushtrim Fushor do të ketë të shtëna me armë me municion shkollor.

Njoftimi:

Njoftim për banorët e fshatrave Ballaban, Dyz, Sharban, Makovc, Keqekollë dhe Koliq

Ju njoftojmë se në datat 18, 19, 20 dhe 24 nëntor, një nga njësitë e FSK-së, përkatësisht AM/QSU do të realizojë dy Ushtrime Fushore.

Gjatë zhvillimit të aktiviteteve në Ushtrim Fushor do të ketë të shtëna me armë me municion shkollor.

Ju falënderojmë për mirëkuptimin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat