Krasniqi e LDK-së: Qeveria t’i dëgjojë këshillat e Amerikës – s’ka alternativë tjetër

Aktuale

Krasniqi e LDK-së: Qeveria t’i dëgjojë këshillat e Amerikës – s’ka alternativë tjetër

Më: 21 nëntor 2022 Në ora: 19:30
Rrezarta Krasniqi

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, ka bërë thirrje që Qeveria e Kosovës të veprojë me maturi në atë mënyrë që të mos krijohen kushte që pala serbe të jep opsione për Kosovën.

Ajo po ashtu tha se udhëheqësit kosovar duhet t’i dëgjojnë këshillat e aleatëve të saj sepse nuk ka tjetër alternativë tjetër.

Postimi:

Kosova nuk duhet të i zhgënjejë aleatët e saj. Dialogu është alternativa e vetëm me te cilën duhet të zgjidhen çështjet me Serbinë. Në këtë kontekst, Qeveria e Kosovës duhet veprojë me maturi, duke mos i krijuar kushte pales serbe të jep opsione për Kosovën. Qeveria e Kosovës duhet t’i dëgjojë këshillat e Amerikës, nuk ka alternativë tjetër dhe askush nuk duhet as të mendojë rrugëtimin pa aleatët tanë SHBA-në dhe BE.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat