Pas dorëheqjes së Kryeprokurorit nga Specialja, reagon familja Imeri

Aktuale

Pas dorëheqjes së Kryeprokurorit nga Specialja, reagon familja Imeri

Nga: N. Sh. Më: 23 nëntor 2022 Në ora: 17:35
Jack Smith

Familja e veprimtarit të vrarë të LDK-së, Haki Imeri, kanë reaguar pas dorëheqjes së kryeprokurorit të Gjykatës Speciale, Jack Smith.

Familja Imeri e falendëron Smithin për punën profesionale dhe të paanshme që ka bërë në Speciale.

Kjo familje përmes një postimi në Facebook, thotë se, pas punës së Smithit, rezultatet i kanë prekur të gjithë.

Reagimi i plotë:

Kryprokurori i dhomave të spacializuara të Gjykatës Speciale ka kryer misionin e tij me sukses në Hagë. E falënderojmë për profesionalizmin, paanshmërinë që ka treguar gjatë katër viteve sa ishte kryprokuror i dhomave të posaqme të Gjykatës Speciale të Kosovës me seli në Hagë.

Frutet e punës tënde zotëri Smith për drejtësinë e munguar i dëshmove, rezultatet i kanë prekur të gjithë. Tash presin një proces gjykimi viktimatë ndërsa të akuzuarit duhet të përballen me drejtësinë.

-Kryprokurori amerikan Merrick Garland, paska lexuar me kujdes, avash avash, biografinë e kryprokurorit të dhomave të specializuara të gjykatës speciale andaj paska emëruar Z Smith  prokuror special që të trajtojë Trumpin ashtu siç e ka trajtuar Thaçin, dhe të tjerët.

-posti i ri  i Jack Smithit nuk e dobëson fare Gjykatën Speciale,  PERKUNDRAZI posti i tij i ri e forcon dhe fortifikon pozicionin e Gjykatës Speciale.

-në të ardhmen pas Trumpit radhën e ka Putini dhe një tribunal i ri në lidhje me krimet në Ukrainë që po bën Putini duhet patjetër të ndodhë..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat