​Votimi për gjyqtarin e Kushtetueses vazhdon pas pauzës së Kuvendit

Aktuale

​Votimi për gjyqtarin e Kushtetueses vazhdon pas pauzës së Kuvendit

Më: 24 nëntor 2022 Në ora: 14:43
Foto ilustrim

Në dy raunde Kuvendi i Kosovës ka dështuar të zgjedhë gjyqtarin e dytë të Gjykatës Kushtetuese. Asnjë nga kandidatët nuk i ka marrë votat e mjaftueshme për t’u zgjedhur ndërsa do të ketë edhe një përpjekje pas pauzës së Kuvendit.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka bërë të ditur se raundi i tretë i votimit do të zhvillohet pas orës 15:30.

Në garë për gjyqtar të Gjykatës Kushtetuese ishin në garë ishin edhe Dukagjin Avdyli, Bardh Vokshi, Flamur Mrasori dhe Valon Hasani.

Ndërsa në raundin e parë votat e mjaftueshme i ka marrë Enver Peci i cili i është rekomanduar presidentes së vendit për emërim si gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat