Alarmon Musliu: Serbia po përdorë emblemat e UÇK-së për të inskenuar lojë të ligë

Aktuale

Alarmon Musliu: Serbia po përdorë emblemat e UÇK-së për të inskenuar lojë të ligë

Më: 25 nëntor 2022 Në ora: 14:35
Agim Musliu

Eksperti i sigurisë, Agim Musliu ka demantuar lajmet e mediave serbe se një emblemë e Ushtrisë Çlirimtare iu është gjetur disa emigrantëve në veri të vendit.

Musliu ka shkruar në Facebook se Serbia po bën lojë të ligë, duke inskenuar një gjë të tillë.

Ai ka shpërndarë dy fotografi, atë të rastit të 26 shkurtit, kur AKI dhe Policia e Kosovës kishin parandaluar një inskenim serb, pasi tre të rinj patën blerë emblema të UÇK-së, dhe atë që sot mediet serbe kanë pretenduar se ka ngjarë në veri.

Eksperti i sigurisë ka thënë se shpreson që propaganda serbe të mos bëhet shkak që Bashkimi Evropian të ndikohet për liberalizimin e vizave apo dialogun në Bruksel. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat