Pacolli merr pjesë në ceremoninë e inaugurimit të presidentit të Kazakistanit

Aktuale

Pacolli merr pjesë në ceremoninë e inaugurimit të presidentit të Kazakistanit

Më: 26 nëntor 2022 Në ora: 11:54
Behgjet Pacolli, Kassym-Jomart Tokayev

Kreu i AKR-së Behgjet Pacolli po qëndron në Kazakistan dhe është duke marr pjesë në inaugurimin e presidentit.

Pacolli ë një postim në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se me ftesë të Presidentit të porsazgjedhur të Kazakistanit, Kassym-Jomart Tokayev, në mesin e shumë mysafirëve dhe udhëheqës shtetesh të botës, është duke marrë  pjesë në festen solemne të betimit dhe inaugurimit të tij.

Postimi i plotë i Pacollit, pa ndërhyrje:

Sot, 26 Nëntor 2022, në kryeqytetin Astana, me ftesë të Presidentit të posazgjedhur të Kazakistanit, Kassym-Jomart Tokayev, në mesin e shumë mysafirëve dhe udhëheqës shtetesh të botesës, mora pjesë në festen solemne të betimit dhe inagurimit të tij për mandatin e radhës si President i vendit. Në këtë solemnitet isha së bashku me vëllaun tim Afrimin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat