Gjykata merr vendim për burrin që dyshohet se vrau gruan me sëpatë

Aktuale

Gjykata merr vendim për burrin që dyshohet se vrau gruan me sëpatë

Më: 26 nëntor 2022 Në ora: 15:51
Sadije Miftari-Godeni dhe Izet Godeni

Është mbajtur seanca e procedurës paraprake ndaj 70-vjeçarit nga Prishtina që dyshohet se vrau mëngjesin e së premtes me sëpatë gruan e tij Sadijen 63-vjeçare.

Gjyqtari i Gjykatës Themelore të Prishtinës ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prishtinës që të pandehurit Izet Godenit t’i caktohet masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore të Prishtinës Mirlinda Gashi.

Më tej ajo theksoi se është  mbajtur seanca dëgjimore ku gjyqtari i procedurës paraprake ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prishtinës për caktimin e masës së paraburgimit prej 1 muaji nën dyshimin se ka kryer veprën penale vrasje e rëndë.

U raportua dje se një burrë 70-vjeçar dyshohet se e vrau me sëpatë gruan e tij 63-vjeçare në Prishtinë rreth orës 02:00, derisa i dyshuari është vetëdorëzuar në Polici, rreth orës 04:40.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat