Mediu në mbledhjen e përbashkët të dy kuvendeve: Serbia po blen armatime, kërcënon vazhdimisht në veri të Kosovës

Aktuale

Mediu në mbledhjen e përbashkët të dy kuvendeve: Serbia po blen armatime, kërcënon vazhdimisht në veri të Kosovës

Më: 27 nëntor 2022 Në ora: 11:27
Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu

Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu ka mbajtur fjalën e tij në Kuvendin e Shqipërisë gjatë seancës së përbashkët të parlamenteve të Kosovës dhe Prishtinës.

Mediu deklaroi se një ditë të gjithë shqiptarët do të jenë të bashkuar në Europë për të përmbushur një detyrim ndaj burrave dhe grave që kanë bërë historinë.

Ai shtoi se duhet menduar sat ë lumtur janë qytetarët dhe jo sa optimist janë qeveritarët, ndërsa shtoi se duhet një strategji për të ndalur eksodin masiv të shqiptarëve jashtë vendit. Mediu shtoi se sot Ballkani ka një situatë problematike duke përmendur investimin e Serbisë për armatime.

Ai u shpreh se çdo politikë e jona sot duhet të ndalojë influencën e Rusisë dhe Kinën në rajonin e Ballkanit.

“Nëse nuk arrijmë të mësojmë nga historia do jemi të dënuar ta përsërisim. Besoj se një ditë do jemi të gjithë bashkë, shqiptarë të bashkuar në Europë. Këtë e kemi detyrim ndaj burrave dhe grave që bënë historinë. E kemi detyrim ndaj të gjithë shqiptarëve. Kosova sot është e pavarur, Shqipëria është vend anëtar i NATO-s.

Përpara nesh shtrohet detyrimi si duhet të jemi. Për të qenë aleatë të BE duhet të shohim sa demokraci dhe të drejta gëzojnë shqiptarë. Sa besim kanë shqiptarët që lirinë dhe jetën mund ta kthejnë në mundësi. Si të ndalim eksodin masiv të të rinjve dhe të rejave. Si mund ta ndalojmë hemorragjinë e kombit tonë. Si mund të shmangim plakjen e kombit tonë. Si mund të ruajmë vlerat e familjes tonë dhe të mos shndërrohemi në numra. Jetojmë në një rajon me konflikte të reja dhe të vjetra. Serbia shpenzon 3% të buxhetit për blerje të armatimeve nga Rusia dhe Kina. Çfarë e kërcënon atë apo çfarë do të kërcënojë Serbia.

Serbia provokon në mënyrë të vazhdueshme në veri të Kosovës dhe mbështetet nga Rusia. Planet e BE dhe SHBA për Kosovën duhet të na bashkojë si shqiptarë. Kombi nuk është trofe politik. Ai është mbi çdo politikë. NATO e vendosi prioritet Ballkanin. Çdo politikë e jona duhet të ndalojë influencën e Rusisë dhe Kinës. Shqiptarët duhet të luftojnë kundër interesave ruse dhe kineze që janë prezentë më shumë se kurrë në Ballkan.

Të kemi qartësi që të përcaktojmë prioritetet tona në procesin e Berlinit. Kjo botë as nuk fillon dhe as nuk mbaron me ne. Duhet ne që të gjejmë vendin që na takon. Të jemi bashkë si shqiptarë edhe nëse e pëlqejmë apo jo njëri tjetrin. Ne duhet të përulemi përballë heronjve që kanë bërë historinë tonë. Të shpresojmë të bëjmë diçka me respekt për njëri tjetrin. Jetojmë në momente të vështira, prandaj duhet të jemi të bashkuar”, deklaroi Mediu.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat