Në festën e 28 Nëntorit, Bajqinovci ka një njoftim të rëndësishëm për policët

Aktuale

Në festën e 28 Nëntorit, Bajqinovci ka një njoftim të rëndësishëm për policët

Nga: N.E. Më: 28 nëntor 2022 Në ora: 17:18
Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka njoftuar sot në festën kombëtare të 28 Nëntorit, se do të hapin stacionin policor me numër 3 të Kodrës së Trimave.

Bajqinovci përmes një shkrimi në Facebook, ka shkruar se “Para 7 muajsh, të nxitur nga kushtet e rënda të punës së policëve të stacionit nr. 3 - Kodra e Trimave që punon në kontejnerë kancerogjenë, patëm kërkuar nga AVUK-u inspektim sanitar.

Aty ishte rekomanduar që assesi të mos vazhdohet të punohet nga policët në ato ambiente, ku të paktën 5 policë ishin sëmurë me kancer si pasojë e materieve të kontejnerëve me vjetërsi 21-vjeçare”.

Ai ka shtuar se kjo temë është trajtuar edhe në Komisionin parlamentar ku është anëtar për çështje të sigurisë, prandaj “jam i lumtur që bëmë përurimin e hapësirave të reja të punës për policët e stacionit nr. 3 të Kodrës së Trimave”.

Këto ambiente do të jenë të përkohshme deri në përfundimin e punimeve të ndërtimit të objektit të ri.

Postimi i plotë:

Në festën kombëtare të 28 nëntorit, jam i gëzuar që po e hapim stacionin policor me nr. 3 të Kodrës së Trimave

Para 7 muajsh, të nxitur nga kushtet e rënda të punës së policëve të stacionit nr. 3 - Kodra e Trimave që punon në kontejnerë kancerogjenë, patëm kërkuar nga AVUK-u inspektim sanitar.

Aty ishte rekomanduar që assesi të mos vazhdohet të punohet nga policët në ato ambiente, ku të paktën 5 policë ishin sëmurë me kancer si pasojë e materieve të kontejnerëve me vjetërsi 21-vjeçare.

Sot, pas trajtimit të kësaj teme edhe në Komisionin parlamentar ku jam anëtar për Çështje të Sigurisë, jam i lumtur që bëmë përurimin e hapësirave të reja të punës për policët e stacionit nr. 3 të Kodrës së Trimave.

Këto ambiente do të jenë të përkohshme deri në përfundimin e punimeve të ndërtimit të objektit të ri.

Së bashku me Festën e Flamurit, urime për policët e Kodrës së Trimave stacioni i ri policor!

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat