Rohde, Qeverisë Kurti: Implementojeni Asociacionin, s’jeni më Lëvizje

Aktuale

Rohde, Qeverisë Kurti: Implementojeni Asociacionin, s’jeni më Lëvizje

Më: 30 nëntor 2022 Në ora: 22:35
Jorn Rohde

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka bërë të ditur se presin implementim të të gjitha marrëveshjeve të Brukselit, duke përfshirë Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

“Ju i keni parë deklaratat e Gjermanisë, të vendeve të QUINT-it dhe BE-së, që ne presim të gjitha palët që të implementojnë marrëveshjet e Brukselit, që përfshijnë edhe Asociacionin. Për ne është e qartë, është pjesë e zgjidhjes, por po ashtu e kemi theksuar disa herë se asgjë nuk është dakorduar derisa çdo gjë dakordohet,” tha Rohde në Rubikon.

Duke folur për kundërshtimin që Lëvizja Vetëvendosje ia ka bërë me vite Asociacionit, Rohde tha se ky subjekt është në qeveri dhe nuk është një parti opozitare, apo lëvizje.

“Nuk është nga java e kaluar, por kur thoni të gjitha marrëveshjet e Brukselit, pra e nënkupton këtë, pra Asociacioni i Komunave Serbe është ratifikuar me sa e kuptoj në vitin 2015 nga Parlamenti i Kosovës, kemi një vendim të Gjykatës Kushtetuese. Tani jeni qeveri, nuk jeni një parti ose lëvizje, është ‘pacta sunt servanda’ si shtet duhet t’i implementoni gjërat, për të cilat janë dakorduar nga vetë kuvendi i juaj dhe e dyta është se vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk ka thënë se nuk duhet të bëhet (Asociacioni), por vetëm se duhet të modifikoni ose të shtoni disa gjëra për ta harmonizuar me kushtetutën dhe kjo nuk është punë e imja, por është punë e Qeverisë së Kosovës. Fatkeqësisht pesë qeveritë paraprake nuk e kanë implementuar këtë,” tha Rohde.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat