Lajçak njoftoi Komitetin e PE-së për marrëveshjen dhe ecurinë e dialogut Kosovë-Serbi

Aktuale

Lajçak njoftoi Komitetin e PE-së për marrëveshjen dhe ecurinë e dialogut Kosovë-Serbi

Më: 1 dhjetor 2022 Në ora: 07:53
Miroslav Lajçak

I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka njoftuar Komitetin e Parlamentit Evropian për Punët e Jashtme, lidhur me ecurinë e dialogut. 

Ai përmes një postimi në Twitter mbrëmë vonë ka thënë se ka informuar për marrëveshjen e javës së kaluar dhe rrugën përpara.

“Sot iu drejtova anëtarëve të@EP_ForeignAff për një përditësim mbi Dialogun. I informova ata për marrëveshjen e javës së kaluar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të lehtësuar nga BE, zhvillimet e fundit dhe rrugën përpara. Faleminderit për mbështetjen e rëndësishme të punës sime”, ka shkruar ai në Twitter.

Të mërkurën e kaluar Kosova dhe Serbia arritën një marrëveshje për targat. Kjo marrëveshje parasheh që Kosova të shfuqizojë vendimin për gjoba ndaj qytetarëve serbë që kanë targa “ KM” në veturat e tyre, ndërsa që Serbia të mos prodhojë targa të tilla për serbët në veri.

Por, kjo marrëveshje nuk po respektohet nga Serbia. Ekipi i Tëvë1 të mërkurën ka qenë në Rashkë, ku nga atje është parë se lëshimi i targave po vazhdon.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat