Është gjetur vetura e Sokol Halilit i cili dyshohet për vrasjen e gruas së tij në oborrin e QKUK-së, në hryje të Klinikës së Gjinekologjisë, të mërkurën në mbrëmje.
Vetura është gjetur në Shtime.
Raportohet se edhe babai i Sokolit është dërguar nga Policia e Kosovës tek vetura me të cilën dyshohet se ka ikur nga vendi i ngjarjes i dyshuari për vrasjen.
Ndryshe, policia është në kërkim të Sokol Halilit i cili akoma gjendet në arrati.
Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme rreth orës 18:00, ku Halili vrau me tre plumba Hamide Magashin 35 vjeçe.
Kjo e fundit priste që të sillte në jetë ditën e sotme fëmijën e saj.
Ndërkohë dyshohet se Halili pasi ka kryer krimin është larguar drejt Gjermanisë.
Informacionet e deri tanishme janë se çifti ishte martuar para një viti dhe kishin probleme, sidomos dhunën në familje.
Këtë informacion nuk e ka konfirmuar akoma policia.