Lajçak për marrëveshjen e targave: Pamë shenja se po përgatiteshin konfrontime serioze

Aktuale

Lajçak për marrëveshjen e targave: Pamë shenja se po përgatiteshin konfrontime serioze

Më: 1 dhjetor 2022 Në ora: 17:56
Miroslav Lajçak

I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi ka zhvilluar një intervistë për televizionin 21 ku ka shprehur edhe të dhëna shqetësuese.

Ai ishte pyetur edhe në lidhje me mundësinë që të kisthe konfrontime serioze në terren për situatën në veri, gjë që në një mënyrë ishte konfirmuar edhe nga kryeministri Albin Kurti.

“Kur po afroheshin disa prej këtyre afateve të fundit në muajt e kaluar ne pamë shenja të përgatitjes për konfrontime serioze.” – tha Lajçak mes tjerash.

Ai u shpreh se marrëveshja e arritur më 23 nëntor ishte “konfirmim se palët e kanë kuptuar seriozitetin e situatës.”

Shefi i Lajçakut, Josep Borrell, kishte qenë jashtëzakonisht i ashpër ndaj Kosovës në lidhje me refuzimin fillestar të propozimit më 21 nëntor.

Në anën tjetër, Lajçkaj ka folur edhe për presionin e madh ndaj Kosovës gjatë atyre ditëve, e për të cilën kishte një përgjigje interesante.

“Unë seriozisht mendoj se do të ishte shumë e papërgjegjshme nga të gjithë ne nëse do të lejonim që të shtihet mbi njerëzit ose madje edhe të vriten. Ne kemi luftë në Ukrainë dhe ne presim nga partnerët tanë në Ballkan të tregojnë se janë në anën tonë dhe se janë pjesë e zgjidhjes dhe jo e problemit.” – ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat