​Avokati i Haradinajt: Nëse nuk rrëzohen akuzat duhet të ulet dënimi

Aktuale

​Avokati i Haradinajt: Nëse nuk rrëzohen akuzat duhet të ulet dënimi

Më: 1 dhjetor 2022 Në ora: 18:19
Toby Cadman

Avokati i Nasim Haradinajt, Toby Cadman ka thënë se turpi gjykues ka shqiptuar dënim shumë të lartë për dy ish-krerët e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së. Në seancën e Apelit të zhvilluar në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, ai ka thënë se nëse akuzat kundër Haradinajt nuk rrezohen, atëherë duhet të shkurtohet dënimi.

Mbrojtja e Haradinajt ka apeluar aktgjykimin e dhënë nga trupi gjykues në maj të këtij viti, ku ish-krerët e OVL-UÇK u shpallen fajtor dhe u dënuan me nga 4 vjet e gjysmë burgim dhe nga 100 euro gjobë.

Cadman: Nëse nuk rrezohen akuzat, duhet të shkurtohet dënimi për Haradinajn

“Ne kemi bërë të qartë në parashtrimet me shkrim dhe sot, se zoti Haradinaj duhet të shpallet i pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës, nëse nuk rrëzohen akuzat, atëherë duhet të shkurtohet dënimi. Konsiderojmë se turpi gjykues duke marrë parasysh të gjitha rrethanat, ka bërë gabim faktik dhe ka vendosur një dënim qartazi tepër të lartë dhe ky është paragrafi 209, i dosjes sonë të Apelit”, ka thënë ai.

Ai gjithashtu ka thënë se procedurat në këtë çështje nuk ishin të drejta, duke shtuar se prokuroria është mbështetur në prova jo të besueshme.

Cadman: Procedurat në çështjen ndaj Gucatit dhe Haradinajt nuk kanë qenë të drejta

“Parashtrimi ynë është që procedurat nuk kanë qenë të drejta. I gjithë çështja e prokurorisë mbështetej në tre anëtarë të personelit të ZPS-së, dy prej të cilëve kanë dhënë prova që ne i kemi parashtruar me shkrim që janë prova jo të besueshme në raportim më të mirë e herë pas here nuk janë as të ndershme, ndërkohë dëshmitari i tretë siç mund ta kujtoni kujtesa e të cilit ishte kufizuar lidhur me atë çfarë kishte ndodhur në ngjarjet e vitit 2020, ndërkohë që dëshmitari i fundit, një gazetar, zoti Berisha e minoi çështjen e prokurorisë, dhe përcaktoi në fakt, i dha më shumë rëndësi një ndër pjesëve kryesore të mbrojtjes në rastin e Haradinajt, nuk tha gjë tjetër veçse justifikoi që veprimet e tij ishin në interes të publikut, një tezë që e kishim edhe ne”, ka thënë Cadman.

Mbrojtja e Haradinajt ka thënë se gjykata duhet të zbulojë të vërtetën në mënyrë që sipas tij të kthehet besueshmëria në institucion.

Cadman: Gjykata të bëjë punën e saj në zbulimin e së vërtetës

“Ne mendojmë që gjykata duhet të shikojë interesin e publikut në kuadër të përgjithshëm, kërkojmë nga gjykata që të bëjë punën e vet për zbulimin e së vërtetës ndërkohë që kemi të bëjmë në rastin në fjalë me kurthin, me shtytjen për kryerjen e veprës nga gjendët e Serbisë apo nga aleatët e saj për të ndihmuar mbulimin qartazi të padepërtueshëm të sekreteve që ajo ka hedhur mbi këtë çështje. Që të kthehet besueshmëria e institucionit do të duhet që të largohet aroma e manipulimit dhe pandershmërisë, dhe kjo është ajo çfarë ne kërkojmë”, ka thënë ai.

Ish-krerët e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, janë dënuar për pengim të personave zyrtarë nëpërmjet kërcënimit, për frikësim gjatë procedurës penale, shkelje të fshehtësisë së procedurës nëpërmjet zbulimit të informacioneve të fshehta dhe për zbulim të identitetit të dëshmitarëve të mbrojtur, ndërsa janë shpallur të pafajshëm për një pikë të aktakuzës që është vepra penale e hakmarrjes. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat