Hysamedin Feraj krahason kritikët e kryeministrit me burrat dhunues ndaj grave

Aktuale

Hysamedin Feraj krahason kritikët e kryeministrit me burrat dhunues ndaj grave

Më: 1 dhjetor 2022 Në ora: 19:54
Hysamedin Feraj

Këshilltari i Kryeministrit, Albin Kurti, Hysamedin Feraj, duket se nuk i pëlqejnë aspak kritikat se pushteti i Kurtit ka përgjegjësi për gruan e vrarë në QKUK.

Feraj mendon se ata që drejtojnë gisht nga institucionet për përgjegjësi ndaj vrasjes së mbrëmshme nuk e kuptojnë ndarjen e pushteteve dhe të tillët sipas Feraj nuk dallojnë nga “primitivët që nuk e njohin ndarjene pushtetin në familje”

“Të “emancipuarit” që nuk e njohin ose nuk pranojnë ndarjen e pushteteve në demokraci nuk dallojnë shumë nga “primitivët” që nuk njohin ndarje të pushtetit në familje”, shkruan Feraj në llogarinë e tij në Facebook.

Feraj thotë tutje se ata që kërkojnë përgjegjësi “absolute” nga shteti nuk kanë dallim me burrat që duan pushtet të plotë në familje.

“Të “emancipuarit” që kërkojnë pushtet absolut nga pushteti ekzekutiv Brenda shtetit nuk dallojnë shumë nga “burri” që kërkon pushtet absolut brenda familjes”, përfundon Feraj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat