Vuçiqi shau Kurtin e Rashiqin, vjen reagimi i zëdhënësit të LVV-së: Kështu kur humbë pushtetin në Kosovë

Aktuale

Vuçiqi shau Kurtin e Rashiqin, vjen reagimi i zëdhënësit të LVV-së: Kështu kur humbë pushtetin në Kosovë

Më: 2 dhjetor 2022 Në ora: 00:27
Arlind Manxhuka

Sekretari për media dhe informim në Lëvizjen Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, ka reaguar pas deklaratës së Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për Nenad Rashiq, i cili sot u emërua ministër për kthim dhe komunitete në qeverinë Kurti II.

Manxhuka me një postim në Facebook, ka thënë se kështu fyen kur humbet pushteti në Kosovë dhe kur nuk je më përcaktues i fatit të Qeverisë së Kosovës.

“Kështu fyen kur humbet pushtetin në Kosovë dhe nuk je më faktor përcaktues i fatit të Qeverisë në Kosovë siç rëndom ishte.

Po ashtu, përveç humbjes së ndikimit del në pah edhe dimensioni kriminal i Vuçiqit të kohës së bashkëpunëtorit të ngushtë të Millosheviqit”, ka shkruar Manxhuka në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat