Mes lotësh e dhimbjesh, varroset shtatzëna që u vra në oborrin e QKUK-së

Aktuale

Mes lotësh e dhimbjesh, varroset shtatzëna që u vra në oborrin e QKUK-së

Më: 2 dhjetor 2022 Në ora: 12:57 Përditësuar në ora: 13:51 më 02.12.2022
Pamje nga varrimi

Në varrimin e 35 vjeçares marrin pjesë edhe një numër i madh i qytetarëve

I është dhënë lamtumira e fundit Hamide Magashit, e cila u vra të mërkurën para Gjinekologjisë në Prishtinë, një ditë para se ta sillte në jetë foshnjën e saj.

Në varrimin e 35 vjeçares përveç familjarëve po marrin pjesë edhe një numër i madh i qytetarëve. Pjesëmarrëse në varrim është ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti.

Ish-bashkëshorti i saj, i dyshuari për vrasjen makabër, Sokol Halili, është ende në arrati. E ndjera Magashi kishte raportuar se kishte pasur në vazhdimësi dhunë nga i dyshuari Sokol Halili.

Ajo kishte deklaruar se në çdo vizitë të cilën e kishte bërë te familja e saj kishte qenë nën përcjelljen e vjehrrës dhe vëzhgimin nga afër të bashkëshortit.

Përpos dhunës Magashi kishte deklaruar edhe se çdo pagë të cilën e realizonte nga puna në Komunën e Ferizajt ia dorëzonte bashkëshortit duke ia paguar kështu edhe gjobat në trafik.

​Ministrja Haxhiu po merr pjesë në varrimin e shtatzënës së vrarë

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu bashkë me anëtarë tjerë të kabinetit të saj po marrin pjesë në varrimin e shtatzënës së vrarë, dy ditë më parë.

Në varrimin e 35-vjeçares po merr pjesë edhe kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti.

Ndryshe, mbrëmjen e së mërkurës një burrë (Sokol Halili) ka vrarë ish-bashkëshorten e tij shtatzënë në oborrin e objektit të Klinikës së Gjinekologjisë në Prishtinë. Gruaja shtatzënë, siç është raportuar, ka qenë duke pritur për të lindur. Gjykata Themelore e Ferizajt, ka njoftuar se ka pasur urdhër-mbrojtje ndaj 35-vjeçares, e cila është vrarë në oborrin e QKUK-së.

Prokuroria Themelore e Ferizajt, lidhur me rastin ka potencuar se kompetente për zbatimin e urdhrit mbrojtës ka qenë policia.

Ndërkohë, Policia e Kosovës ka kërkuar nga qytetarët për ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në arrestimin e personit të dyshuar për vrasjen e bashkëshortes shtatzënë në QKUK, e i cili ende ndodhet në arrati.

I jepet lamtumira e fundit shtatzënës që u vra në oborrin e QKUK-së

Ka arritur në shtëpinë e familjes së saj në fshatin Llugaxhi arkivoli i Hamide Magashit, e cila u vra para dy ditësh nga bashkëshorti i saj.

Familjarët e së ndjerës mes lotësh janë përshëndetur me të për herë të fundit.

Lot e dhimbje, trupi i pajetë i Hamide Magashit i dorëzohet familjes

Në oborrin e shtëpisë, është sjellur trupi i Hamide Magashit, tashmë të ndjerë.

Motrat e 35 vjeçares e shumë familjarë mes lotëve po i u’ a japin lamtumirën e fundit dhe po luten për gruan, e cila u vra dy ditë më parë në oborrin e Gjinekologjisë.

Ajo do të varroset në orën 13:00, në varrezat e vjetra në Lugagji të Lipjanit.

Ndërkaq, i dyshuari për vrasje, ish-burri i saj, Sokol Halili gjendet akoma në arrati.

Motrat e viktimës kanë thënë se ai e kishte keqtrajtuar përgjatë tre muajve martesë, e më pas e ka kërcënuar vazhdimisht.

Ndaj tij ishte caktuar masë urdhër-mbrojtje dhe i dyshuari e kishte të ndaluar t’i afrohej viktimës, me vendim të gjykatës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat