Këshilli Gjyqësor i Kosovës mban mbledhje të jashtëzakonshme

Aktuale

Këshilli Gjyqësor i Kosovës mban mbledhje të jashtëzakonshme

Më: 2 dhjetor 2022 Në ora: 14:40
Këshilli Gjyqësor i Kosovës

Këshilli Gjyqësor i Kosovës, ka njoftuar se sot do të mbajë mbledhje të jashtëzakonshme.

Kështu është njoftuar me anë të një komunikate për media, ku është shtuar se mbledhja do të fillojë nga ora 18:00.

Po ashtu në komunikatë është njoftuar se do të diskutohet lidhur me mbarëvajtjen e punës në gjykata pas vendimit të KGJK-së për shërbimet esenciale.

“Në bazë të nenit 36 paragrafi 3 i Rregullores për Organizimin dhe Veprimtarinë e Këshillit Gjyqësor të Kosovës. Mbledhjen e jashtëzakonshme të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, për datën 02 dhjetor 2022 (e premte) nga ora 18:00. Diskutim lidhur me mbarëvajtjen e punës në gjykata pas vendimit të KGJK-së për shërbimet esenciale (e mbyllur)”, thuhet në komunikatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat