Komandanti i KFOR-it takohet me shefin e mbrojtjes të Maqedonisë së Veriut, flasin për sigurinë në Kosovë

Aktuale

Komandanti i KFOR-it takohet me shefin e mbrojtjes të Maqedonisë së Veriut, flasin për sigurinë në Kosovë

Më: 2 dhjetor 2022 Në ora: 15:17
Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia

Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia, u takua me gjenerallejtënant Vasko Gjurchinovski, shef i mbrojtjes së Maqedonisë së Veriut dhe Erolld Musliun, drejtor i Agjencisë së Inteligjencës të Maqedonisë së Veriut, dhe i falënderoi për kontributin e madh të Maqedonisë së Veriut në KFOR.

Gjenerallejtënant Gjurchinovski, Musliu, dhe gjeneralmajor Ristuccia diskutuan për Ushtrinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe situatën e përgjithshme në zonë dhe përpjekjet e vazhdueshme të KFOR-it për siguri të qëndrueshme në Kosovë dhe në mbarë rajonin.

“KFOR-i mbetet plotësisht i fokusuar në zbatimin e përditshëm të mandatit të tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999 – për të siguruar një mjedis të qetë e të sigurt, dhe lirinë e lëvizjes për të gjithë njerëzit në Kosovë”, thuhet në njoftim. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat