Prokuroria Themelore në Prishtinë deklarohet rreth rastit të Sokol Halilit

Aktuale

Prokuroria Themelore në Prishtinë deklarohet rreth rastit të Sokol Halilit

Më: 2 dhjetor 2022 Në ora: 16:11
Sokol Halili

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka deklaruar rreth së dyshuarit për vrasjen e 35 vjeçares në QKUK, Sokol Halilit.

Prokuroria kanë bërë të ditur se i dyshuari ka kryer veprën penale “Vrasje e rendë” si dhe “mbajtja në pronësi kontrolle ose posedim i i paautorizuar i armëve”.

“Prishtinë, 2 dhjetor 2022 –  Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda, njofton opinionin publik lidhur me çështjen penale kundër të pandehurit S.H. i dyshuar se ka kryer veprat penale ‘’Vrasje e rëndë’’ nga neni 173 paragrafi 1 pika 1.2 të KPKR-së, si dhe ‘’Mbajtja në pronësi kontrolle ose posedim të pa autorizuar të armëve’’ nga neni 366 paragrafi 1 të KPRK-së dhe veprën penale ‘’Mospërfillja e Gjykatës’’ nga neni 393 paragrafi 1 të KPRK-së”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Prokuroria e Prishtinës ka njoftuar “se nga momenti kur është pranuar informata për kryerjen e veprës penale e deri më tani janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për sigurimin e provave  dhe sigurimin e pranisë së të pandehurit në procedurë, si dhe me të pranuar informatën lidhur me rastin prokurori kujdestar menjëherë ka dal në vendin e ngjarjes së bashku me gjitha njësitet relevante policore”.

Ata gjithashtu siguruan opinionin publik se ky rast është duke u trajtuar me seriozitetin më të lartë.

“Andaj, sigurojmë opinionin publik se ky rast është duke u trajtuar me seriozitetin më të lartë nga Prokuroria Themelore në Prishtinë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat