​Aliu: Jemi në fazën e përcaktimit të financimit të hekurudhës Durrës-Prishtinë

Aktuale

​Aliu: Jemi në fazën e përcaktimit të financimit të hekurudhës Durrës-Prishtinë

Më: 2 dhjetor 2022 Në ora: 20:26
Foto nga takimi

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu ka takuar në Prishtinë, Martin Vickers, deputet dhe i dërguar i posaçëm të Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, si dhe zëvendësambasadorin Britanik në Kosovë, Jacob Webber.

Aliu ka shkruar në Facebook se ishte një takim e bashkëbisedim i shkëlqyer për një gamë të gjerë temash të cilat aktualisht janë në tryezën e punës, me ç’rast i ka njoftuar se tanimë mjetet për studimin e fizibilitetit për projektin e linjës hekurudhore janë siguruar, dhe janë në fazën që ka të bëjë me përcaktimin e financimit të hekurudhës Durrës-Prishtinë, që njëherit do të kontribuojë në një lidhje të shpejtë të pasagjerëve dhe mallrave.

Në takim ritheksova se krijimi i linjës hekurudhore është zgjidhja më ekologjike e ndërlidhjes tonë me Shqipërinë. Diskutuam për intensifikimin e bashkëpunimit për menaxhimin e mbeturinave, krizën energjetike, politikat për ruajtjen e mjedisit, energjinë jo-ndotëse, zhvillimin ekonomik, si dhe rreth mundësive të reja për investime kapitale të Britanisë së Madhe, në Kosovë. Shprehëm mirënjohjen e pamatë për përkrahjen e Britanisë, për mundësitë që kemi para nesh për thellimin e bashkëpunimit, si dhe bindjen se mbesim shumë të përkushtuar për të zgjeruar marrëdhënien tonë të posaçme në çdo rrafsh të mundshëm”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat