Szunyog: T’i mbështesim fëmijët me aftësi të kufizuar për të zënë vendin e merituar në shoqëri

Aktuale

Szunyog: T’i mbështesim fëmijët me aftësi të kufizuar për të zënë vendin e merituar në shoqëri

Më: 3 dhjetor 2022 Në ora: 12:25
Tomas Szunyog

Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, sot, në Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuar, deklaroi se të gjithë duhet të punojmë më shumë për t'i mbështetur ata për të zënë vendin e merituar si të barabartë në shoqëri.

“Më të rinjtë ndër ne janë thellë të brengosur për gjendjen e përfshirjes së fëmijëve me aftësi të kufizuara! Pra, në këtë Ditë Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara, le t’i lidhim duart për ta bërë Kosovën një shoqëri gjithëpërfshirëse për të gjithë fëmijët.

Duke qenë se fëmijët me aftësi të kufizuara janë shpesh ndër të fundit që marrin burimet dhe shërbimet që u nevojiten, ne të gjithë duhet të bëjmë më shumë për t'i mbështetur ata në shprehjen e aftësive të tyre dhe për të zënë vendin e merituar si të barabartë në shoqëri.”, shkroi në Twitter Szunyog.

Dita Ndërkombëtare e Personave me Aftësi të Kufizuar, 3 dhjetor, është vendosur me Rezolutën 47/3 në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Qëllimi i kësaj dite është promovimi i të drejtave, mirëqenies, si dhe rritja e ndërgjegjësimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat